Enver Hoxhaj, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë thirrje publike që Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të shtyhet.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj e cilësoi procesin aktual si të nxituar dhe të papërshtatshëm për një vendim kaq të rëndësishëm. Ai sugjeroi që Konventa të mbahet të paktën deri të dielën e ardhshme për t’i dhënë kohë anëtarësisë dhe delegatëve që të njihen me kandidaturat dhe platformat e propozuara.
Hoxhaj theksoi se një proces i tillë i ngutshëm nuk garanton konkurrencë cilësore dhe nuk ndihmon në reformimin dhe unitetin e partisë. Ai argumentoi se është e rëndësishme që kandidatët të kenë kohë të mjaftueshme për të prezantuar platformat e tyre dhe që delegatët të mund të bëjnë një zgjedhje të informuar dhe të lirë.
Në përfundim, Hoxhaj u shpreh kundër çdo lloj imponimi dhe skemave të paragjykuara, duke theksuar se PDK-ja ka nevojë për një drejtim të ri dhe për një vizion të freskët që të çojë partinë përpara.

Leave a Reply