Hykmete Bajrami, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke i drejtuar një mesazh kritik dhe reflektues votuesve dhe strukturave të partisë së saj.
Në një postim në Facebook, Bajrami ironizoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo arritje vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha si korrupsioni, zyrtarë të akuzuar, masa ndëshkuese nga BE, dhe tensione me SHBA-të. Ajo përmendi gjithashtu nepotizmin, shkeljet kushtetuese, inflacionin e lartë dhe problemet energjetike.
Ajo kërkoi falje nga votuesit dhe strukturat e LDK-së për, siç e quajti, dëshpërimin, duke i falënderuar për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj partisë. Sipas Bajramit, është pikërisht mbështetja e tyre që e mban LDK-në të gjallë dhe të fortë.
Mesazhi i saj përmbyllet me thirrjen për marrjen e përgjegjësive në këtë situatë.

Leave a Reply