Hyseni organizon tubim në fshatin e Agim Veliut pa e ftuar atë: Qytetarët tregojnë vendosmëri të pashembullt!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bradash, vendlindja e Agim Veliut, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Në një postim në mediat sociale, Hyseni deklaroi:

“Bradashi foli sonte, foli qartë, foli bindshëm për fitoren e madhe të LDK-së më 12 tetor!”

Ai theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i qytetarëve janë rritur ndjeshëm ndërsa afrohet dita kur do të merret vendimi për drejtimin e ardhshëm të Podujevës për katër vitet e ardhshme.

“Vendosmëria dhe qartësia e qytetarëve nuk kanë qenë kurrë më të mëdha!”

Kjo është mesazhi, ky është vullneti i tyre!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *