Hyseni raporton veprime për pikat kritike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se për shkak të reshjeve intensive, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në disa segmente rrugore të vështira për t’u kaluar.

Hyseni theksoi se është në terren së bashku me stafin komunal për të monitoruar situatën në të gjithë territorin e komunës. Sipas tij, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka ndërmarrë veprime për të trajtuar pikat problematike dhe vazhdon të mbikëqyrë gjendjen për të siguruar qarkullimin e sigurt të qytetarëve.

Ai u drejtoi një apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe, ku është e nevojshme, të përdorin rrugë alternative derisa situata të stabilizohet plotësisht. Hyseni nënvizoi se qëllimi kryesor është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e funksionimit normal të infrastrukturës rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *