Hyseni reagon ndaj Bulliqit: Familja ime u godit rëndë në luftë

Ekrem Hyseni, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, ka reaguar në emisionin Pressing në T7 ndaj komenteve të Shpejtim Bulliqit, kryetarit aktual të komunës dhe kandidatit të VV-së.

Bulliqi kishte vënë në dyshim statusin e vëllait të Hysenit si invalid lufte. Gjatë intervistës, Hyseni ndau detaje të dhimbshme nga një ngjarje tragjike në familjen e tij më 18 dhe 19 prill 1999.

Ai tregoi se në atë periudhë, babai, nëna, vëllai Agroni dhe motra e tij u plagosën rëndë, duke pësuar fraktura të mëdha dhe kocka të thyera. Më 19 prill, vëllai i tij 22-vjeçar, dy vëllezërit e nënës dhe një djalë 19-vjeçar humbën jetën.

Hyseni theksoi se ngjarjet e atyre ditëve kanë qenë ndër më të vështirat për familjen e tij dhe se ato nuk janë diskutuar publikisht. Ai kritikoi komentet e Bulliqit si të papërfytyrueshme dhe joreale, duke nënvizuar se ato reflektojnë një ironi dhe injorancë të pakuptueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *