I burgosuri në Gërdoc vetëvritet në qeli të sigurisë së lartë

Një incident tragjik ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, ku një i burgosur është gjetur i vdekur.

Ngjarja u raportua nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues më 31 janar 2026, rreth orës 22:30. Viktima është identifikuar si Egzon Gashi, 37 vjeç, nga fshati Shirokë i Suharekës, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur brenda burgut.

Menjëherë pas raportimit, njësitë e emergjencës dhe hetuesit nga Stacioni Policor Podujevë u dërguan në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipet mjekësore të burgut dhe të Podujevës.

Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda është njoftuar dhe ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”. Gjithashtu, njësia rajonale e Forenzikës dhe Mjekësia Ligjore kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi u dërgua për obduksion për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Hetimet mbi këtë rast po vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *