I dyshuari për aksidentin fatal në Suharekë: Shishe birre të gjetura në makinë

Një aksident tragjik ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës në rrugën Prizren–Prishtinë, pikërisht në segmentin e quajtur Qafa e Duhles në Suharekë, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave nga Sinjali, më 28.09.2025, rreth orës 19:50, individi i dyshuar, Florim Tahiri, rreth 35 vjeç, duke drejtuar një makinë BMW 318i me ngjyrë të kuqe metalike, humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë e kundërt. Në atë moment, automjeti u përplas me pjesën e përparme të një autobusi të tipit Neoplan, me ngjyrë të bardhë, që po udhëtonte drejt Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, pasagjeri E. F., rreth 28 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë pësuan lëndime: A. H., rreth 25 vjeç – lëndime të rënda, ndodhet në repartin e ortopedisë në Spitalin e Prizrenit. • E. F., rreth 25 vjeç – lëndime të lehta. • F.T., rreth 35 vjeç – lëndime të rënda, është transferuar nga Spitali i Prizrenit për trajtim të mëtejshëm në QKUK, Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë policore dhe prokurori kujdestar, i cili urdhëroi ndalimin e shoferit të dyshuar për 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Burimet njoftojnë se në makinën e aksidentuar u gjetën shishe birre, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos vërtetohet me një vendim përfundimtar nga gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *