Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar S.R., i cili dyshohet për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, duke e mbajtur atë në ndalim për 48 orë.
Sipas hetimeve, S.R. akuzohet për disa vepra penale, përfshirë bashkimin për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikimin e personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrjen në turmë që kryen vepra penale, huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë sekuestruar prova materiale që do të përdoren në procedurat ligjore të mëtejshme. Prokuroria do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, brenda afatit të parashikuar me ligj.
Ky arrestim është rezultat i operacionit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Drejtorisë për hetimin e Krimeve të Rënda, të cilët po vazhdojnë me hetimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply