Një incident i rëndë ndodhi pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur u arrestua me dyshimin se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë.
Viktimat u trajtuan fillimisht në emergjencën e qytetit dhe më pas u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm. Policia ka konfiskuar thikën e përdorur gjatë sulmit dhe i dyshuari, pas intervistimit, është vendosur në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ky rast po hetohet si tentativë vrasjeje dhe për armëmbajtje pa leje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të ndriçuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply