I ri gjendet i pajetë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren

Një ngjarje tragjike u regjistrua sot në Prizren, ku një i ri u gjet i pajetë në rrugën “Ukshin Hoti”, në afërsi të restorantit “Oferta”.

Policia mori një njoftim rreth orës 12:40, ku dyshohej se i riu, Faruk Taç, djali i pronarit të kompanisë “EURO-BAN COLOR”, mund të ketë tentuar vetëvrasje. Ekipet policore dhe shefi i ndërrimit arritën me shpejtësi në vendngjarje, ku personeli i emergjencës konfirmoi vdekjen e tij.

Lidhur me këtë rast, hetuesit e stacionit policor të Prizrenit dhe njësitë e tjera relevante nisën hetimet e nevojshme. Prokurori i Shtetit është informuar për situatën dhe ka urdhëruar fillimin e hetimit për vdekjen e të riut.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet mbi rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *