Argjend Mehmeti, një i ri nga Presheva, ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të njihet kombësia për shqiptarët e Luginës.
Mehmeti, në një intervistë për Klan Kosova, shprehu dëshirën e tij për t’u bërë ushtar i Kosovës, por theksoi se shtetësia serbe e ka penguar këtë ëndërr. Ai deklaroi se kërkesa e tij nuk është vetëm për veten, por për të gjithë të rinjtë e Luginës së Preshevës që kanë dëshira të ngjashme.
Për sa i përket mundësisë së shërbimit në ushtrinë serbe, Mehmeti u shpreh vendosmërisht se nuk do të pranonte të vishte uniformën serbe, edhe nëse kjo do të bëhej e detyrueshme nga Serbia. Në një situatë të tillë, ai do të preferonte të emigronte.

Leave a Reply