I riu nga Shtërpca gjendet i vdekur pranë shtëpisë së tij

Një i ri nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, i identifikuar me inicialet Y.H., 19 vjeç, është gjetur i vdekur pasi ishte raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme.

Trupi i tij u zbulua nga policia e Ferizajt rreth orës 13:20, në një livadh që ndodhet rreth një kilometër larg shtëpisë së tij. Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë konfirmuan vdekjen e tij.

Policia, së bashku me prokurorin, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë në vijim për të kuptuar më shumë mbi ngjarjen tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *