Identifikohet viktima e aksidentit automobilistik të mbrëmshëm

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën Komoran–Carralevë, rreth orës 19:30, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se dy automjete ishin të përfshira në ngjarje. Personi që humbi jetën është identifikuar si Ajet Sylaj.

Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi Komuna e Drenasit përmes një postimi në Facebook. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka prekur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por gjithë komunitetin.

Në mesazhin e tij, Lladrovci theksoi solidaritetin me familjen Sylaj, duke u lutur për forcë në këto momente të vështira. Ai përfundoi me fjalët: “Qoftë i lehtë dheu për Ajet Sylajn dhe Zoti e mëshiroftë!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *