Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar komune në Vushtrri, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Komunitetit në fshatin Oshlan.
Ky projekt u ndërtua si përgjigje ndaj kërkesave të banorëve të zonës, të cilët e konsideruan të domosdoshëm këtë investim për komunitetin e tyre. Idrizi vlerësoi rëndësinë e këtij objekti, duke theksuar se qeverisja komunale gjithmonë ka mbajtur në fokus kërkesat e qytetarëve dhe ka punuar për t’i kthyer në realitet.
Ai theksoi se përfundimi i Shtëpisë së Komunitetit shënon një hap të rëndësishëm për Oshlanin, duke ofruar një hapësirë të re që do të shërbejë për nevojat e banorëve lokalë. Ndërtimi i këtij objekti thekson angazhimin e autoriteteve për të përmbushur kërkesat e komunitetit, duke siguruar zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme në zonat rurale.

Leave a Reply