Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se një masë ajrore e ftohtë nga veriu do të ndikojë në motin e Kosovës nga sot deri të shtunën.
Kjo do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave dhe do të krijojë kushte për mot të vranët dhe reshje. Në rajonet malore, priten reshje të vazhdueshme bore.
Ndërkohë, në zonat e ultësirave, reshjet do të fillojnë si shira të lehtë dhe, me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore. Instituti vë në dukje se në disa zona të ultësirave mund të ketë periudha të shkurtëra me reshje bore, sidomos gjatë pasdites dhe mbrëmjes të së enjtes dhe premten.
Intensiteti i reshjeve do të varet nga forca e masës së ftohtë dhe kushtet termike të atmosferës.

Leave a Reply