Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje shiu të martën dhe të mërkurën, të cilat mund të shkaktojnë vërshime në disa rajone.
Reshjet pritet të fillojnë mbrëmjen e së martës në pjesën perëndimore dhe do të përhapen në të gjithë Kosovën. Intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar, por në disa zona mund të jetë më i lartë.
Sipas institucioneve hidrometeorologjike vendore dhe rajonale, reshjet me intensitet të lartë priten më 18 dhe 19 nëntor 2025. Zonat që mund të preken nga rritja e menjëhershme e prurjeve janë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit, si dhe disa rrjedha me karakter malor.
Ky informacion është bërë publik për të ndihmuar qytetarët dhe autoritetet lokale të përgatiten për mundësinë e vërshimeve.

Leave a Reply