IKSHKPK zbulon qytetet ku uji është i sigurt për pirje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve, është intensifikuar monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë Kosovën.

Mostrat janë marrë për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujësjellësit. Në rajonin e Prishtinës, fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës, ndërsa ato në Badoc dhe Batllavë operojnë normalisht.

Në rajonin e Prizrenit, burimi nga “40 bunarët” përdoret vetëm teknikisht, ndërsa burimet tjera si Cvilen dhe Soz janë brenda standardeve. Në Malishevë, uji përdoret vetëm për qëllime teknike.

Gjilani dhe qyteti i Pejës raportojnë ujë të pijshëm brenda standardeve, por në disa fshatra të Gjilanit dhe Pejës, uji duhet përdorur vetëm për nevoja teknike. Në Ferizaj dhe Gjakovë, uji është i sigurt për pije, përveç disa zonave me turbullirë të lartë.

IKSHPK vazhdon monitorimin për të mbrojtur shëndetin e popullsisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *