Gjatë vitit 2025, importi i duhanit në Kosovë u rrit ndjeshëm, duke arritur mbi katër milionë e 831 mijë kilogramë dhe një vlerë financiare prej mbi 289 milionë euro.
Kjo paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2024, kur importi ishte mbi katër milionë e 542 mijë kilogramë, me një vlerë mbi 137 milionë euro. Statistikat zyrtare të Doganës së Kosovës tregojnë se pjesa më e madhe e këtij importi përbëhet nga cigaret tradicionale dhe elektronike, të cilat po bëhen gjithnjë më të përhapura ndër të rinjtë.
Shqetësimet për shëndetin publik janë në rritje, pasi ekspertët paralajmërojnë lidhjet mes konsumit të duhanit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të mushkërive dhe problemeve të frymëmarrjes. Institucionet shëndetësore kërkojnë masa më të forta për kontrollin e tregut të duhanit dhe fushata sensibilizuese për mbrojtjen e të rinjve nga këto produkte.
Përkundër të ardhurave të mëdha doganore, ndikimi afatgjatë në sistemin shëndetësor mbetet një shqetësim i madh për autoritetet.

Leave a Reply