Importi i shpezëve nga disa zona të Polonisë pezullohet nga AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur të ndalojë importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga disa rajone të Polonisë, pas konfirmimit të gripit aviar (HPAI–H5N1) në ato zona.

Sipas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisionit Evropian më 11 janar 2026, kjo sëmundje është shfaqur në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në rajonet Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie. Masa e AUV-së synon mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Kosovë.

Importi lejohet vetëm për ato produkte që vijnë nga ferma të paprekura, të cilat ndodhen mbi 50 km larg zonave të infektuara. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë i tillë deri sa të kryhet një vlerësim i ri i situatës.

Agjencia do të vazhdojë monitorimin e gjendjes dhe do të informojë publikun dhe operatorët ekonomikë për çdo zhvillim të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *