Inaugurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Prizren

Në Prizren, në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit, u zbulua shtatorja e heroit kombëtar Tahir Sinani, një figurë e rëndësishme e tri luftërave për çlirim.

Kjo shtatore, e derdhur në bronz, përkujton sakrificat që janë bërë për lirinë e shqiptarëve dhe që ende kërkojnë përkushtim për mbrojtjen e saj. Në ceremoninë e përurimit, gjeneral Kudusi Lame theksoi se vendosja e shtatores është një simbol i sakrificës dhe një mesazh për brezat e ardhshëm.

Isa Berisha, kryetar i OVL UÇK-së, vuri në dukje se ky akt është një kujtesë e përhershme për gjakun e derdhur nga dëshmorët si Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Xhavit Jashari bëri thirrje për unitet dhe realizimin e synimit të përbashkët të kombit shqiptar.

Ndërkohë, Rrezart Sinani, i biri i heroit, shprehu mirënjohjen për iniciatorët, duke theksuar se shtatorja e babait të tij do të qëndrojë si simbol krahas figurave të tjera heroike të UÇK-së. Aktiviteti u mbajt me mbështetjen e kryetarit të Prizrenit, i cili nënvizoi rëndësinë e këtij momumenti në edukimin e brezave të rinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *