Incident fizik në repartin e Emergjencës në Mitrovicë

Një incident që u përshkallëzua në dhunë fizike është raportuar në repartin e emergjencës në Mitrovicë, sipas burimeve të Gazetës Online Veriu.info.

Policia bëri të ditur se një person është i dyshuar për sulm ndaj një punonjësi të emergjencës, i cili më pas ka marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë të Jugut, më 6 tetor 2025, rreth orës 19:30.

Sipas raportit, një qytetar kosovar raportoi se gjatë detyrës në emergjencë, një tjetër kosovar, pas një debat lidhur me një trajtim mjekësor, e sulmoi fizikisht. Pas incidentit, viktima u trajtua mjekësisht, ndërsa i dyshuari u intervistua nga policia dhe, me vendim të prokurorit, u lirua për të vazhduar procedurat në rregull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *