Incident me thikë në sheshin Ibrahim Rugova, një i plagosur

Një incident me armë të ftohtë ndodhi mbrëmë në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Një person u sulmua me thikë nga një individ i cili është ende në kërkim nga autoritetet. Ngjarja u raportua rreth orës 22:30 të datës 27 dhjetor 2025.

Viktima, i cili kërkoi ndihmë mjekësore për plagët e marra, është aktualisht duke u trajtuar. Policia po heton rastin dhe është në kërkim të të dyshuarit që ndodhet ende në liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *