Ndeshja e basketbollit mes Golden Eagle Yllit dhe KB Prishtinës u ndërpre pas vetëm shtatë minutash lojë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët e Prishtinës, “Plisat”.
Ky veprim i detyroi gjyqtarët të ndalonin përkohësisht lojën. Pakënaqësitë e tifozëve lidhen me vendimin e klubit për të emëruar Bekë Berishën si kryetar, një vendim që ka hasur në kundërshtime edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në momentin e ndërprerjes, Ylli ishte në avantazh me rezultatin 17-8, me 3 minuta e 12 sekonda të mbetura në çerekun e parë. Situata mbetet e paqartë dhe pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Leave a Reply