Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë të eksplozivëve në Tennesi ka lënë të paktën 19 persona të zhdukur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një fabrikë që prodhon eksplozivë për ushtrinë amerikane, dhe autoritetet lokale e kanë shpallur zonën si të rrezikshme, duke paralajmëruar për shpërthime të mundshme të tjera. Shefi i qarkut Hamfris, Chris Davis, deklaroi gjatë një konference për media se ekipet e emergjencave janë duke kërkuar për 19 persona.
Ndërkohë, ai theksoi se ka viktima, por numri i tyre mbetet i paqartë. Policia lokale ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se shpërthimi ndodhi në kompaninë Accurate Energetic Systems, e cila merret me prodhimin e përbërësve shpërthyes për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së si dhe për tregjet industriale.
Zyra e kryetarit të qarkut Hikman, në një deklaratë për AFP-në, nuk ka mundur të japë detaje të tjera mbi viktimat apo shkakun e shpërthimit. Pamjet nga mediat amerikane treguan tym që vazhdon të dalë nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply