Incidenti në Prizren: 13-vjeçari lëndon me thikë 19-vjeçarin

Një 19-vjeçar është plagosur në Prizren pasi është goditur me një mjet të mprehtë nga një 13-vjeçar.

Incidenti ka ndodhur pranë shkollës fillore “Emin Duraku”, ku dy të rinj u përfshinë në një zënkë. Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi, konfirmoi se i riu 13-vjeçar sulmoi me armë të mprehtë viktimën 19-vjeçare.

Pas ngjarjes, i plagosuri u transportua menjëherë në Ndihmën e Shpejtë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Policia po punon për të kuptuar më mirë motivet dhe detajet e këtij incidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *