Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një aktakuzë kundër individit me inicialet V.K., i cili akuzohet për tentim vrasje ndaj R.B., ngjarje që ka ndodhur jashtë kafiterisë “C.P.”.
Sipas detajeve të paraqitura në aktakuzë, incidenti ka ndodhur më 14 shtator 2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” në Gjakovë. I pandehuri V.K.
dyshohet se, gjatë një mosmarrëveshjeje të çastit, ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur R.B. fillimisht në krahun e majtë.
R.B. më pas ka marrë një shpuzore plastike dhe e ka goditur V.K.
në kokë. Pas kësaj, V.K.
ka vazhduar sulmin duke e plagosur R.B. në disa pjesë të tjera të trupit, përfshirë regjionin e barkut dhe krahët.
Këto veprime janë cilësuar si tentativë për vrasje, sipas nenit 172 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply