Individ i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarit arrestohet

Policia e Pejës njoftoi për arrestimin e një personi të kërkuar, pasi ky i fundit u pikas nga patrulla policore mëngjesin e 2 shkurtit 2026.

Gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar kapjes, i dyshuari u ndalua nga forcat e rendit. Gjatë transportimit për në stacionin policor, personi i arrestuar kërcënoi zyrtarët policorë, çka çoi në hapjen e një rasti të ri për “kanosje ndaj personit zyrtar,” në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Pas përfundimit të intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u vendos në paraburgim për 48 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *