Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ende nuk ka marrë ndonjë sinjal nga Shtetet e Bashkuara për sa i përket Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), duke theksuar se rafineria mund të mbyllet këtë fundjavë.
Ai shprehu shqetësimin se pa një licencë nga SHBA-të, prodhimi i derivateve të naftës nuk do të rifillojë. Gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, Vuçiq siguroi qytetarët se furnizimi me energji elektrike dhe ngrohje nuk do të preket, edhe pse situata mbetet sfiduese.
Ai theksoi se janë marrë masa për të siguruar stabilitetin dhe se janë bërë përpjekje për të dhënë kohë që pronari aktual të mund të shesë pronën. Vuçiq shprehu shqetësimin se pas këtij ngërçi mund të fshihen qëllime të tjera, duke i bërë thirrje për më shumë transparencë në këtë çështje.

Leave a Reply