Muzafer Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thekson nevojën për një transformim të rëndësishëm në fushën e inovacionit në Kosovë, njofton Gazeta Online Veriu.info.
Ai vë në dukje rëndësinë e krijimit të një strategjie të qartë për të ndërtuar një “rezervuar të talenteve”, ku idetë e reja mund të zhvillohen dhe kthehen në mundësi punësimi. Si profesor universitar, Shala e sheh këtë si një hap të domosdoshëm për përparimin ekonomik të vendit.
Në listën e kandidatëve të PDK-së, ai mban numrin 50. Për më shumë detaje mbi deklaratën e tij, mund të shihni materialin e plotë në videon përkatëse.

Leave a Reply