Inspektorati i Punës konfirmon mbylljen e Viva Fresh në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndaj një subjekti tregtar në Vushtrri, duke e mbyllur përkohësisht për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës.

Pas pranimit të disa ankesave anonime, inspektorati kreu një kontroll në marketin e Viva Freshit, ku u zbulua se kushtet e punës ishin të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e stafit. Si rezultat, vendimi për pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti u mor bazuar në kompetencat ligjore, deri në përmbushjen e masave të caktuara.

Për më tepër, në vend është vendosur një shenjë paralajmëruese për të informuar dhe mbrojtur punonjësit dhe palët e treta. Inspektorati është i vendosur të zbatojë ligjet për të garantuar kushte të sigurta pune për të gjithë.

Inspektimet do të vazhdojnë në të gjithë vendin dhe, ku konstatohet shkelje e ligjeve për siguri në punë, do të merren masa përfshirë gjobitjen. Punëdhënësit janë apeluar të respektojnë legjislacionin për mirëqenien e punëtorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *