Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Graboc të Pejës, ku një burrë kosovar humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 3 metrash.
Ky incident ndodhi teksa ai po punonte në një shtëpi. Policia ka njoftuar se pas vendimit të prokurorit, trupi i tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Inspektorati Qendror i Punës ka zbuluar se ngjarja ndodhi në një shtëpi private, pronari i së cilës jeton jashtë vendit. Viktima ishte vëllai i pronarit dhe nuk ishte i angazhuar si punëtor.
Ai u gjet i lënduar brenda ndërtesës nga punëtorët e suvatimit, të cilët ishin të angazhuar për pjesën e jashtme të shtëpisë. Nga verifikimet e kamerave të sigurisë dhe deklaratat e dëshmitarëve, është konfirmuar se asnjë nga punëtorët nuk punonte brenda shtëpisë në atë kohë.
Inspektorati theksoi se nuk kishte marrëdhënie punëdhënësi-punëmarrësi, duke e përjashtuar rastin nga kategoritë e aksidenteve në punë.

Leave a Reply