Gjatë kësaj jave, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer një aksion inspektues në komunat veriore të Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan shkelje të rënda të legjislacionit aktual. Si pasojë, dy biznese u mbyllën për shkak të mungesës së dokumentacionit të vlefshëm të Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, u konstatuan mosplotësime të standardeve higjeno-sanitare dhe u zbuluan produkte ushqimore me afat të skaduar që ishin në qarkullim. Inspektorati ka vendosur gjithashtu 7 gjoba për subjektet që shkelën ligjin, duke vepruar në përputhje me rregulloret ligjore të vendosura.

Leave a Reply