Instalimi i ujëmatësve digjitalë nis të premten në Bregun e Diellit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shpallur nisjen e një projekti pilot për instalimin e ujëmatësve digjitalë në zonën “Bregu i Diellit” në Prishtinë, duke filluar nga e premtja, 19 dhjetor 2025.

Ky projekt synon përmirësimin e menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Në fazën fillestare, do të instalohen 1800 ujëmatës.

KRU “Prishtina” ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve për të lehtësuar qasjen e ekipeve teknike gjatë procesit të vendosjes. Përfitimet e këtij sistemi të ri përfshijnë matje më të sakta dhe në kohë reale të konsumit, faturim më të drejtë, si dhe identifikim të hershëm të rrjedhjeve dhe humbjeve të ujit.

Ky hap drejt modernizimit të rrjetit të furnizimit me ujë pritet të reduktojë humbjet dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimit për konsumatorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *