Në Kosovë pritet një javë me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditën e hënë do të ketë reshje më të dendura, me intensitet të mesëm deri të lartë në disa zona. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve, sidomos në zonat ku mund të ketë grumbullime uji në rrugë.
Në një njoftim për publikun, institucioni ka sugjeruar që të shmangen udhëtimet e panevojshme të hënën dhe të përshtatësh shpejtësinë me kushtet e rrugës. Gjatë javës, temperaturat minimale do të variojnë nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 6 deri në 10 gradë Celsius.
Të mërkurën, disa zona mund të përballen me mjegull, veçanërisht në luginat dhe viset malore, duke reduktuar dukshmërinë në orët e para të ditës. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 5 m/s nga drejtime të ndryshme.

Leave a Reply