Interpol kërkon 10 shqiptarë për krime të rënda ndërkombëtare

Interpoli ka shpallur në kërkim disa nga emrat më të njohur të krimit shqiptar, të akuzuar për një varg veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, pjesëmarrjen në organizata kriminale dhe vrasje me paramendim.

Në mesin e këtyre personave është Bedri Noka, 41-vjeçari nga Novosella, që akuzohet për përfshirje në një grup të organizuar kriminal, trafikim të drogës dhe pastrim parash. Po ashtu, Andi Kuka, 33 vjeç, është në kërkim për akuza të ngjashme.

Nga Korça, Interpoli kërkon Taulant Memo, 39 vjeç, për prerjen e paligjshme të një sipërfaqe pyjore dhe mbajtje të armëve pa leje. Ergest Memo, 41 vjeç, përballet me akuza të ngjashme.

Aleks Burreli është akuzuar për komplot për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve. Ndërsa Romeo Rrustemaj nga Vlora akuzohet për tentativë vrasjeje dhe arratisje nga paraburgimi.

Gazment Nebiu, gjithashtu nga Vlora, është i akuzuar për vrasje me paramendim dhe aktivitete të tjera kriminale. Ndërkohë, Ervis Mecollari nga Korça është në kërkim për vrasje.

Në listë është dhe Spartak Sager, 52 vjeç, i akuzuar për vrasje dhe komplot kriminal, si dhe Artan Sulastrova nga Pogradeci, për vrasje të shkallës së parë. Këta të kërkuar përbëjnë një listë të krimeve më të rënda në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *