Interpoli ndjek serbin e dyshuar për vjedhjen e verës në SHBA

Interpol dhe autoritetet amerikane janë në kërkim të një shtetasi serb, Nikola Krndija, i cili u arratis në Vjenë pas një vjedhjeje të verës në Virxhinia.

Incidenti ndodhi në nëntor 2025, kur Krndija, 57 vjeç, dhe shoqëruesja e tij britanike, Natali Ray, 56 vjeç, akuzohen për vjedhjen e gjashtë shisheve të rralla të verës franceze nga një bodrum në Clarke County. Ndër to, njëra ishte një shishe e vlefshme “Romanée-Conti” me vlerë 24 mijë dollarë, pjesë e një shume totale prej 38 mijë dollarësh.

Krndija dhe Ray hynë në restorant duke u prezantuar si klientë, ndërsa Krndija fshehu shishet nën pallton e tij. Ray u arrestua në vendngjarje, por Krndija arriti të largohej me makinë dhe fluturoi për në Vjenë përmes New Yorkut.

Aktualisht, Ray është në burg në Virginia, ndërsa përpjekjet për të kapur Krndijën vazhdojnë. Çifti përballet me akuza për vjedhje dhe mashtrim, ndërsa hetimet po zgjerohen për të përfshirë edhe vjedhje të tjera të verës së shtrenjtë në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *