Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje, deputet dhe kandidat për Kryetar të Prishtinës, ka në plan që kryeqytetin ta përmirësojë me 240 autobusë të rinj për të adresuar nevojat e transportit të qytetit në rast të zgjedhjes së tij si kryetar.
Gjatë një intervistë, Çeku diskutoi edhe për ndërtimin e një korsie të dedikuar, për të cilën pranoi se “nuk do të jetë e lehtë” por theksoi se “është e realizueshme”.
“Për të përmbushur nevojat e Prishtinës dhe për të krijuar lidhje me komunat përreth, nevojiten 240 autobusë. Ndërtimi i një korsie të veçantë është i domosdoshëm, edhe pse sfidues, është i realizueshëm. Studime nga partnerët ndërkombëtarë kanë analizuar dy segmente: qendrën dhe efektivitetin e korsisë së veçantë për qytetarët,” deklaroi ai në një intervistë për KTV.
“Problemi është gjithashtu kulturor, pasi kemi preferuar përdorimin e veturave. Por kjo ka ardhur nga mungesa e një transporti publik efikas. Në vizionin tonë për Prishtinën, lëvizja është e lirë dhe e pandërprerë. Kjo përfshin jo vetëm autobusë të rinj dhe korsi të veçanta, por edhe menaxhimin e semaforëve,” shtoi ai.

Leave a Reply