IPK: 47 të arrestuar në 2025, 41 prej tyre oficerë policie

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e aktiviteteve për vitin 2025, deri në fund të dhjetorit, duke vënë në pah një rritje të ndjeshme të ankesave kundër Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, janë pranuar 2480 ankesa, një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me vitin e kaluar. Nga këto ankesa, 1753 u trajtuan si shkelje disiplinore, ndërsa 717 u dërguan për hetim për dyshime penale.

Gjatë hetimeve, IPK arrestoi 47 individë, përfshirë 41 policë dhe 6 qytetarë. Janë dhënë 129 rekomandime për suspendim dhe dy për transferime, ndërsa janë dorëzuar 110 kallëzime penale në prokurori.

Veprat penale më të shpeshta përfshijnë keqtrajtimin gjatë detyrës zyrtare, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, dhe rrezikimin e trafikut publik. Inspektorati kreu 12 inspektime, duke përfshirë 5 të rregullta dhe 7 të jashtëzakonshme.

IPK vazhdon bashkëpunimin me organizata si ICITAP, OSBE dhe EULEX. Raporti përmbyll vitin me 76 rekomandime për përmirësimin e performancës policore, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *