Irani vazhdon zhvillimin e programit të tij bërthamor

Irani ka refuzuar të ndalojë pasurimin e Uraniumit, një proces që mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore, ndërsa SHBA-të kërkojnë vazhdimin e negociatave.

Ky ishte përfundimi i ditës së parë të bisedimeve indirekte mes dy vendeve, raportuar nga Axios. Takimet diplomatike zhvillohen në një kohë kur SHBA ka vendosur forca të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, gati për të vepruar kundër Iranit.

Teherani ka paralajmëruar se një sulm i tillë mund të shkaktojë një luftë të gjerë rajonale. Pas përfundimit të bisedimeve, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi për televizioni shtetëror se takimi ishte “një fillim i mirë” dhe negociatorët do të kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre.

SHBA kërkon që bisedimet të përfshijnë edhe programin e raketave balistike të Iranit dhe mbështetjen për grupet e armatosura në rajon. Ndërmjetësimi u krye nga Ministri i Jashtëm i Omanit, i cili komunikoi me secilën palë veçmas.

Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë pas një sulmi të Izraelit në qershor të vitit të kaluar. Analistët ushtarakë mendojnë se për Iranin, këto bisedime mund të jenë një mundësi e fundit për të shmangur një konflikt ushtarak me SHBA-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *