Ish-diplomati amerikan Hill dëshmon për ditën e tretë në Speciale

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij të tretë në Gjykatën Speciale lidhur me çështjen e Hashim Thaçit.

Në seancën e mëparshme, Hill shpjegoi arsyet e tij për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye të besojë se Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme apo se kishte urdhëruar veprime të tilla. Hill shtoi se, sipas tij, pas 25 vitesh, është e rëndësishme të mendohet me kujdes për këto çështje.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill përmendi gjithashtu ngjarjet e fundit të luftës në Kosovë, duke përfshirë tërheqjen e forcave serbe dhe hyrjen e trupave të NATO-s. Ai kujtoi edhe vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Maqedoninë e Veriut për të falënderuar për strehimin e refugjatëve kosovarë.

Ishte po ashtu e rëndësishme për të të theksonte se ish-presidenti Ibrahim Rugova mbante në Beograd kundër vullnetit të tij. Hill është dëshmitari i pestë që mbrojtja e Thaçit ka paraqitur deri tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *