Ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale për Kosovën dhe pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Nicolas Guillou, është përballur me sanksione të rënda nga administrata Trump.
Ky vendim erdhi pas urdhërarrestit të lëshuar ndaj udhëheqësve izraelitë, duke e vendosur Guillou në listën e zezë të Uashingtonit, ku është i privuar nga qasja në shërbime financiare dhe digjitale, raportoi Telegrafi. Guillou, francezi i cili ka një vit që shërben në GJPN në Hagë, ka punuar më parë në tribunalet për Kosovën dhe Libanin.
Në vitin 2023, ai dhe kolegët e tij filluan procedura kundër Vladimir Putinit për krime kundër njerëzimit, veçanërisht për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Në nëntor 2024, GJPN lëshoi një urdhërarrest për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant për gjenocid në Gaza.
SHBA, mbështetëse e Izraelit, vendosi sanksione ndaj GJPN-së me urdhër të Trumpit, duke përfshirë Guillou. Ai është cilësuar si “persona non grata” në SHBA, duke humbur aksesin në platforma si Amazon dhe PayPal, si dhe shërbime financiare.
Guillou u krahasua me individë në listën e sanksioneve, përfshirë terroristë dhe krerë mafiozë.

Leave a Reply