Ish-këshilltari i Clarkut përfundon dëshminë në gjykatën e Hagës

Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku ai dëshmoi për herë të parë të mërkurën pasdite.

Ai u rikthye të enjten për të diskutuar rreth periudhës pas luftës në Kosovë. Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Durkee përmendi se gjatë takimit me Hashim Thaçin në Belgjikë, në fillim të vitit 1999, nuk ishin të vetëdijshëm për kapacitetet e UÇK-së dhe theksoi mungesën e një strukture të qëndrueshme komanduese në organizatë.

Gjithashtu, ai përmendi ndjenjat e zhgënjimit te shqiptarët që ishin kthyer në shtëpitë e tyre pas luftës, duke u ndjerë të tradhtuar nga njerëzit me të cilët ishin rritur. Durkee pranoi se nuk kishte lexuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe nuk ishte në dijeni të krimeve për të cilat akuzohen.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Wesley Clark do të dëshmojë të hënën e 17 nëntorit në këtë proces gjyqësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *