Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka shprehur indinjatën e tij për gjendjen e prishur të një objekti historik të rëndësishëm gjatë luftës.
Ky ndërtesë, e cila u përdor si zyrë nga Përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik i UÇK-së, Adem Demaçi, ishte një dhuratë nga patrioti Hajdin Paçarada-Dumoshi. Në një postim në Facebook, Mustafa kritikoi ashpër qeverinë aktuale të drejtuar nga Albin Kurti, duke e akuzuar për lënien pas dore të kësaj shtëpie, e cila dikur ishte qendër e rezistencës politike shqiptare.
Sipas Mustafës, kjo neglizhencë përbën një fyerje për Demaçin, Paçaradën dhe UÇK-në, si dhe për historinë kombëtare. Ai vuri në dukje se këto pamje të dhimbshme reflektojnë një realitet ku pushteti nuk mbron as të shkuarën, as dinjitetin.
Mustafa theksoi se qytetarët nuk do të heshtin dhe nuk do të lejojnë që simbolet e lirisë të trajtohen me përbuzje.

Leave a Reply