Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka propozuar një model të ri pune, ku punonjësit do të angazhoheshin katër ditë në javë, me nga gjashtë orë secila.
Marin argumenton se ky ndryshim do t’u ofronte njerëzve më shumë kohë për familjen dhe aktivitete personale. Në Finlandë, aktualisht, java e punës përfshin pesë ditë me nga tetë orë.
Marin, e cila drejton një koalicion të qendrës së majtë të përbërë nga katër parti të udhëhequra nga gra, ka qenë mbështetëse e javëve më të shkurtra të punës që nga koha kur ishte Ministre e Transportit. Sipas saj, ky model pune do të përmirësonte balancën mes jetës personale dhe punës, duke rritur njëkohësisht produktivitetin.
Marin vlerëson se njerëzit meritojnë më shumë kohë për të shijuar jetën dhe për t’u angazhuar në aktivitete kulturore. Kjo frymë është pjesë e vizionit të saj për avancimin në jetën e punës.

Leave a Reply