Pas betimit të kryetarëve të rinj në komunat veriore, përfshirë Zveçanin, ish-kryetari Ilir Peci ka dhënë komente mbi situatën aktuale në komunë.
Ai ka theksuar se, megjithëse ceremonia u mbajt të premten, procesi i pranim-dorëzimit nuk është realizuar ende. Sipas tij, administrata lokale po përballet me presion të madh nga disa drejtorë, veçanërisht nga shefi i kabinetit.
Peci ka vënë në dukje se simbolet nacionaliste me katër S janë vendosur sërish para zyrës së kryetarit, duke shtuar se ka kontaktuar autoritetet lokale dhe ministrinë, por pa përgjigje. Në ceremoninë e betimit, një takim 40-minutësh u zhvillua, por çështja e presionit nuk u adresua.
Ai ka konfirmuar praninë e flamurit të Kosovës në hyrje të Kuvendit Komunal, por nuk ka informacione për simbolet brenda zyrës së kryetarit. Peci ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet qendrore për shkak të presionit mbi stafin komunal, duke paralajmëruar për mundësinë e rikthimit të tensioneve.
Ai gjithashtu njoftoi se procesi i pagesës së energjisë po përmirësohet, por nuk është përfunduar.

Leave a Reply