Ish-luftëtari i UÇK-së ndalohet nga autoritetet serbe

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, u arrestua të martën në Serbi, sipas nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Gazmend Syla.

Qenaj, 52 vjeç, ka qenë pjesë e brigadës “138 Agim Ramadani”. Mediat serbe raportojnë se ai është vendosur në ndalim për 48 orë.

Deri tani, autoritetet kosovare nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *