Ish-ministri arrestohet në aksionin Polici-AKI; konfiskime makinësh

Një operacion i rëndësishëm kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit u zhvillua mbrëmë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Gjatë këtij aksioni, sipas burimeve të Klankosova.tv, u arrestua ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli. Në një tjetër zhvillim, Goran Laziq u kap në flagrancë në Llapnasellë teksa merrte para, ndërsa u arrestua edhe J.M, kryetari i Gjykatës në Graçanicë.

Operacioni rezultoi në arrestimin e gjithsej shtatë individëve. Policia konfiskoi tri automjete, 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë të përfshirët konsiderohen të pafajshëm derisa të ketë një vendim përfundimtar nga gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *