Ish-ministri Ismajli dhe 6 zyrtarë përballen me paraburgim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj shtatë individëve të arrestuar për korrupsion, duke i akuzuar për dëmtim të buxhetit të shtetit me miliona euro.

Këta persona, të identifikuar si M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., dyshohet se vepruan në bashkëpunim nga shkurti 2023 deri në dhjetor 2025 për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas prokurorisë, M.D. dyshohet se, duke vepruar në emër të F.I., ka paraqitur një ankesë të paligjshme për një vendim shpronësimi, pavarësisht se afati ligjor kishte kaluar prej tetë vitesh.

Kjo anomali nuk u kundërshtua nga J.M. dhe Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, duke lejuar që çështja të zgjidhet me marrëveshje gjyqësore.

Rasti i fundit ka shkaktuar një humbje prej mbi 220,000 euro për buxhetin e shtetit, ndërsa dëmi total pritet të jetë edhe më i madh. Akuzat përfshijnë keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe deklarime të rreme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *