Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është ndaluar nga autoritetet belge në kuadër të një hetimi të Prokurorisë Evropiane mbi një mashtrim të dyshuar lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE për diplomatët e rinj.
Sipas gazetës belge “Le Soir”, kontrollet janë realizuar në zyrat e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges. Në këtë kontekst, tre persona janë ndaluar, përfshirë Mogherini, e cila aktualisht është rektore e Kolegjit të Europës dhe ka qenë ish-ministre e Jashtme e Italisë.
Hetimet fokusohen në periudhën 2021–2022 dhe përfshijnë dyshime për favorizime dhe konkurrencë të padrejtë në ndarjen e një programi trajnimi për diplomatët, të ofruar nga EEAS drejt Kolegjit të Europës. Akuzat e mundshme përfshijnë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Leave a Reply