Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga ish-luftëtarët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë.
Ata kanë kërkuar që, përmes organizatës, të shprehin ngushëllime për familjen Mustafa pas ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës, Cali. Sipas njoftimit të OVL-së, ngushëllimet janë përcjellë nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë figura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, si dhe nga vetë organizata.
Në deklaratën e tyre, OVL-ja shprehu solidaritet dhe respekt për familjen Mustafa në këto momente të vështira, duke theksuar se kujtimi për bacën Jahja do të mbetet i gjallë. OVL e UÇK-së vazhdon të shprehë mbështetjen e saj për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve, duke shërbyer si një urë komunikimi për mesazhe nga ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë.

Leave a Reply